BDI tjetër gjë flet para opinionit, krejt tjetër gjë bën pas perdeve. Kështu, Ahmeti gjatë fushatës, në stil “maço”, shpërndante “keksa dhe gurabi”, e që më pas, kur e pa rezultatin, të ofrohej me katër ministri, pa kryetar Kuvendi, vetëm që të futej në Qeveri në vend të VLEN-it.
Në opinion kërcënoheshin me “çizme në tavan”, ndërsa në terren, me urdhër të LSDM-së, arrestonin shqiptarë të pafajshëm vetëm pse kishin guximin të mbronin të vërtetën për spitalin modular.
Nëse dikush ka punuar drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve, ai është Ali Ahmeti dhe mjeshtri i intrigave oborrtare, Bujar Osmani – njeriu që solli Lavrovin në Shkup, që shpërndante tenderë për rent-a-car si bakshish për njerëzit e vet dhe ndante pasaporta diplomatike majtas e djathtas, përfshirë edhe Tatjana Dimitrovskën, sot e dyshuar për shpërndarje të sekretit zyrtar në rastin “Aditivi”.
Vetëm të verbërit politik nuk shohin se nëse zgjedhjet lokale dhe parlamentare mbahen bashkë, VMRO-DPMNE do të fitojë me mbi 60 deputetë. BDI nuk nxori asnjë mësim. Përkundrazi, vazhdon ta forcojë VMRO-DPMNE-në me gënjeshtra për kinse “deshqiptarizim”, duke frikësuar popullin e vet me përralla boshe.
Por shqiptarët nuk janë naivë! Ata e dinë fare mirë që “Qeveria e Përzhinës” i duhet BDI-së vetëm për një arsye: për të shpëtuar krimin e Ali Ahmetit dhe për të fshehur dosjet që po i dalin përditë!
Sot, BDI ngjan me një nxënës të trembur që ka harruar detyrat e shtëpisë dhe vrapon nga një cep në tjetrin duke kërkuar shpëtim, sepse e di mirë që pa kontroll mbi MPB-në dhe institucionet shtetërore nuk është asgjë!
Por koha e shantazheve ka përfunduar!
Në zgjedhje të ndershme dhe demokratike, VLEN jo vetëm që do ta fshijë BDI-në nga harta politike, por më në fund do ta dërgojë aty ku e ka vendin prej kohësh, në histori!
Data 19.10.2025
Aktuale
- SHGM: Të sigurohet respektim dhe punë e papenguar e punonjësve mediatikë në vendvotime
- KSHZ: Deri në ora 15:00 jehona e votuesve është 31,16%
- Tragjedia në Maliq/ 6-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit, niset me urgjencë drejt Tiranës! E mitura në gjendje kritike për jetën
- Shefi i misionit të ODIHR-it: I rëndësishëm i gjithë procesi zgjedhor jo vetëm dita e zgjedhjeve
- Arrestimi i Ulian Barjamit, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë bllokon për 5 ditë të gjitha seancat gjyqësore
- Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor
- “Fëmijët ishin autikë!”- Fqinjët rrëfejnë detaje nga tragjedia në Maliq: Vajzën e shpëtoi komshia, zjarri ka rënë në një dyshek sfungjeri
- Arrestohen dy persona për blerje të votave, pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative