Si Qeveri që VLEN vazhdojmë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë. Në kuadër të investimit për kushte më të mira arsimore dhe infrastrukturës në arsimin parashkollor, Qeveria VLEN po investon në ndërtimin e çerdheve në Çair dhe Hasanbeg. Derisa deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4.000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç bëri të ditur ministri Fatmir Limani, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim të sipër janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të tjerë.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të fëmijëve në sistemin arsimor që nga mosha më e hershme, duke garantuar një fillim më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë fëmijët pa dallime entike, sociale apo rajonale. Çerdhet moderne të cilat po ndërtohen janë të pajisura me standarde bashkëkohore dhe moderne, të cilat sigurojnë një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe edukativ për fëmijët dhe zhvillimin e tyre. Ky investim i Qeverisë që kujdeset për qytetarët tregon edhe njëherë rëndësinë që i kushtohet investimit në të ardhmen e vendit përmes edukimit cilësor te fëmijët tanë që nga mosha parashkollore.
Përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për fëmijët, duke u siguruar edukim më cilësor, këto projekte ndikojnë pozitivisht edhe në jetën e prindërve të tyre, të cilët do të kenë mundësi më të shumta për angazhim profesional në punët e tyre. Pasi kujdesi, siguria dhe edukimi i fëmijëve do të bëhet në çerdhet të cilat po ndërtohen. Ky projekt gjithashtu nxit zhvillimin lokal, krijon vende të reja pune dhe forcon komunitetin.
Qeveria VLEN mbetet e përkushtuar në krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme arsimore, që do të shërbejë për gjeneratat e tashme dhe gjeneratat e ardhshme!
Data 12.05.2025
Aktuale
- “Noka dhe Vokshi, janë më të urryerit, morën një të mbaruar dhe…”, Sula: Kur kam qenë unë, kishte trefishim të votave për PD
- VLEN: Investojmë në kujdesin dhe arsimimin e fëmijëve që nga çerdhet
- Conte: Napoli humbi bonusin, por Scudetto ende është e arritshme
- S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi
- PS kryeson në Tiranë me 47.8%, PD-ASHM me 35.1%, ja kushn rënditet forcë e tretë nga partitë e reja
- AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive
- Dritë jeshile për gjykatën për agresionin rus
- Fiona Hill, ish-këshilltare për Rusinë: Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror