Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar sot duke thënë se paralajmërimet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale po i rrezikojnë skemat e Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën.
“Nuk është rastësi që ish-nënkryetari i Shkupit në foltoren e Këshillit deklaroi se Danela Arsovska po i shfrytëzon përvojat nga Saraji për qytetin. Gjashtë muaj para nisjes së fushatës, Bexhetit nuk i konvenon tema humbëse e bojkotit, sepse nuk mund t’i realizojë deri në fund kombinimet për përfitime personale.
Thjesht, askush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë e humbësve. Prandaj, Blerim Bexheti po e modifikon tezën, sikur gjoja BDI qenka e gatshme për zgjedhje, por ato nuk do të mbahen nëse preket gjuha shqipe.
Koalicioni VLEN i dërgon një mesazh të qartë kësaj klike të humbur të BDI-së:
Së pari, askush nuk po e prek gjuhën shqipe. Ajo që po ndodh dhe do të ndodhë është ndëshkimi i krimeve të ish-funksionarëve tuaj.
Së dyti, skenari i krizës politike që po përgatisni me politikanë të futur në listën e zezë nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç frikës suaj të sëmurë nga humbja në zgjedhjet lokale.
Së treti, populli shqiptar nuk është naiv që të lejojë disa hajdutë ordinerë të BDI-së ta manipulojnë me sajesa për gjoja “deshqiptarizim”. Prandaj, ju pret një ndëshkim i ashpër që do t’ju çojë në koshin e historisë politike”, kanë deklaruar nga VLEN.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Gazetarja e N1 sfidon Vuçiqin: Çfarë do të merrni nga Presidenca?
- Kosova përballë sfidave: Si vendimi i Hagës rrezikon investimet dhe besimin e investitorëve
- “KAYO i dha 34 mln euro Ron Yeffet për 6 muaj” – PS rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor
- Tostiera revolucionare që pjek bukën sipas ngjyrës, jo kohës
- Mërzi dhe dhimbje të madhe shfaqin artistët shqiptarë: Nga Leonora Jakupi te Gjesti, artistët reagojnë fuqishëm pas vendimit në Hagë
- QMK: Janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të hapura, nuk ka asnjë aktive
- Nga 13 shtatori pa asnjë gjurmë, raportohet zhdukja e një gruaje në Prizren
- Presidenti dekreton shkarkimin e ish-ministrit Lamallari, emërohet Ervin Demo ministër i Brendshëm




