Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se sonte ata kanë hapur shtabin zgjedhor në Strugë, shkruan SHENJA. Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një postim në rrjetin social facebook shkroi se sonte Struga u zgjua për ndryshim dhe se foli qartë.
“Në zemër të qytetit tonë të bukur, u hap me madhështi shtabi për zgjedhjet lokale, vendi ku nis organizimi për ndryshimin që e kemi pritur gjatë. Qindra struganë të mbledhur, energji e jashtëzakonshme, besim i palëkundur, ky është urimi më i mirë drejt fitores që na pret!
Shef i shtabit do jetë Albrim Hoxha, një djalë i përkushtuar, i guximshëm, me vizion dhe rrënjë të thella në Strugë. Nën drejtimin e tij, ky shtab do të jetë zemra e fitores!
Struga po kërkon ndryshim. Dhe ne jemi përgjigjja. Ne jemi zëri i qytetarëve që nuk duan më premtime boshe. Ne jemi shpresa e gjeneratave të reja. Ne jemi garancia që Struga do të qeveriset me dinjitet, drejtësi dhe punë konkrete.
Në këtë frymë ndryshimi, VLEN i jep mbështetje të plotë kandidaturës së pavarur të biznesmenit Mendi Qyra, një emër që mishëron suksesin, integritetin dhe vizionin për një Strugë më të zhvilluar.
Shtabi është hapur, dhe fitorja nis KËTU! Le ta kthejmë Strugën në simbolin e fitores, të qeverisjes së ndershme dhe të energjisë qytetare. Ky është momenti ynë. Ky është viti ynë. Dhe bashkë me struganët do bëjmë ndryshimin!
Struga u zgjua. Struga fiton. Struganët vendosin, jo klanet!, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.
Data 21.02.2026
Aktuale
- Reagon Klan Kosova: Dënohet dhuna ndaj moderatorit Alaudin Hamiti
- Drejtonte pa patentë në aksin Tetovë – Bërvenicë, arrestohet 48-vjeçari nga Novo Sella
- Masterplani i Çairit hyn në fazën e zbatimit, inspektim nga Mexhiti dhe arkitekti Vardar
- Arrestohet 39-vjeçari nga Bogovina në Gostivar, drejtonte veturën pa patentë
- 65-vjeçari nga Tetova denoncon sulm fizik para një zyre avokatie
- SPB Tetovë jep detaje për përleshjen e mbrëmshme me armë në Gajre
- Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet totalisht aksi Librazhd–Prrenjas! ARRSH: Ura nuk shfaq siguri, do punojmë për një Bypass provizor
- EMRI/ Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, vetëdorëzohet në polici pas rreth 5 muajsh 31-vjeçari i shpallur në kërkim


