Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tani i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për ta shpëtuar Sasho Mijallkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, të cukët shtojnë se “Bedeli i Ali Ahmetit, Artan Grubi nuk mund të jetë një udhërrëfyes për të rinjtë e këtij vendi”.
“I sapo shpalluri nga DASH si person korruptiv, hija e Ahmetit, Artan Grubi, së fundmi ka bërë lëvizje të ngadalshme për t’u katapultuar në Universitetin e Tetovës.
Kjo gjë nuk duhet të ndodhë, prandaj UT duhet ta kujtojë gjenezën e saj si Universitet i ndërtuar me sakrificën e këtij populli që të mos lejojë të ligjërojë një shërbyes të Sasho Mijallkovit.
Personazhi i fundit në listën e zezë, Artan Grubi, nuk mund të amnistohet me një status në Facebook ku thotë se tërhiqet nga jeta publike.
Pyesim publikisht Artan Grubin, a do të tërhiqesh nga Universiteti i Tetovës sepse je shembull i zi për studentët?. Të rinjtë që janë e ardhmja e shoqërisë, nuk mund të marrin shembull nga një person i korruptuar që ka ndërhyrë edhe në procese gjyqësore.
Universiteti i Tetovës të mbajë larg Artan Grubin të mbrojnë studentët nga ky person i futur në listë të zezë. I korruptuar, që ka keqpërdorur pozitën e tij nga shërbyes publik është shndërruar në shërbyes të Mijallkovit.
Kujtojmë që, VLEN është më shumë se një koalicion politik, është zgjimi i kombit! Ne kemi thënë qartë dhe zëshëm: shqiptarët mund të jenë të qetë, sepse nuk do të lejojmë që disa zhvatës e kriminelë ordinierë të shkatërrojnë të ardhmen e një populli të tërë, e sidomos të ardhmen e rinisë.
VLEN lufton fuqishëm korrupsionin dhe mashtruesit!”, thuhet në komunikatë.
Data 03.05.2026
Aktuale
- U kërcënua Blendi Hodai pas publikimit të parregullsive në Universitetin e Tetovës
- Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe lirisë së Karadakut
- Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6 (EMRI)
- VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur një projekt milionësh pa rezultat?
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles


