Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar.
“Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.
Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull i një qyteti që merr frymë lirshëm.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që po bashkon Gostivarin nën një ideal të vetëm, ndryshimin e vërtetë me Sebaudin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, të shpresës dhe të së ardhmes që fillon me VLEN”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 01.02.2026
Aktuale
- Sela fton qytetarët të kenë durim për “Safe City”: Derisa sa bashkërisht ta fitojmë këtë betejë!
- Berisha reagon për bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas: Arsyeja janë vjedhjet kolosale Rama-Balluku
- Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”
- Hapet rruga Librazhd–Prrenjas pas 7 orësh bllokimi nga rrëshqitja e masivit shkëmbor
- Shembja e shpatit të malit në Dragostunjë, mijëra persona të bllokuar në aksin Librazhd–Prrenjas, reagon drejtori i ARRSH: U shkaktua nga mbingopja e malit me ujë
- Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Tedi Blushi: Korrupsioni Rama-Balluku vë në rrezik jetën e qytetarëve
- Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!
- (VIDEO) Mickoski: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses për “Safe City”


