Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike.
Për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional. Ja vetëm një shembull:
Filharmonia e Maqedonisë së Veriut
Të punësuar:
115 maqedonas (96%)
5 shqiptarë (4%)
Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që i’u bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa mos i’u bë vonë aspak për çështjen shqiptare.
VLEN ka nisur ndryshimin dhe po hap rrugë të reja për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione të rëndësishme kulturore dhe shtetërore.
Vlen të theksohet që prej ekzistimit të shtetit, dy nga institucionet më prestigjioze kulturore si Opera dhe Baleti dhe Filharmonia kanë qenë kështjella të mbyllura për shqiptarët. Për dekada me radhë, asnjë shqiptar nuk është lejuar të drejtojë asnjërin prej tyre. Vetëm me ardhjen e VLEN-it në qeveri u thye ky mur diskriminimi: pas 30 vitesh, për herë të parë, në krye të Filharmonisë u emërua një shqiptar, tenori i njohur Mustafa Imeri.
VLEN nuk shpif. VLEN vepron. VLEN e bën ndryshimin!
Data 20.02.2026
Aktuale
- Firma e kosovarit Kristian Kabashi nën hetim nga autoritetet zvicerane pas “zhdukjes” së 100 milionë frangave
- Alarm për bombë në Gjimnazin e Tetovës, nxënësit largohen nga objekti i shkollës
- LSDM: Nëse gjithçka ka qenë sipas rregullave në shfrytëzimin e aeroplanit, pse qeveria nuk i publikon listat e udhëtarëve
- Ish-polici i Seattle pretendon se Kurt Cobain u vra, por autoritetet s’duan ta rihapin çështjen
- Debat shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje
- A pranohet agjërimi pa u zgjuar për Syfyr? Zbuloni përgjigjen e teologut Flugaj
- A është e mundur zgjedhja e presidentit nga populli në Kosovë?
- Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel në Shkodër! Në pranga dy kultivuesit dhe një punonjës i OSHEE


