Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur përmes një komunikate kërkesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtë, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga VLEN thonë se BI-ja po përgatit bojkot të zgjedhjeve lokale.
“Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale. Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale”, thonë mes tjerash nga VLEN.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje
- Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
- Çmimi i naftës në Belgjikë arrin nivelin më të lartë historik
- “Fshiu “gjurmët” e Ergys Agasit te vilat qeveritare në Durrës”/ Zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar, Embro Sulejmani ndërhyri te kamerat e sigurisë
- Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!
- Zjarr aktiv pranë Rashçes, nën kontroll pranë Belicës dhe Jasenit
- Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50
- BE-ja si palë e tretë në mosmarrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes



