Pas arrestimit të Artan Grubit, kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar.
Ata thonë se BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë për çfarë është gati flasë Grubi.
“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar.
Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u pare”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 23.02.2026
Aktuale
- Ndalohet një shtetas serb në Maqedoni, po kontrabandonte imigrantë
- Rikthimi i Artan Grubit, reagon BDI-ja!
- E diel e kobshme në Kosovë, tre persona humbin jetën brenda pak orësh
- Pse Grubi vendosi të kthehet pas 14 muajsh arratisje?
- VLEN: BDI po dridhet nga frika se çfarë mund të flasë Artan Grubi
- Selimi: Grubi bëri mirë që u kthye, por drejtësia në vend ka qenë selektive
- Fetai: Koret fyese janë absolutisht të papranueshme
- Alarm për bombë edhe në Gjimnazin 7 Marsi në Tetovë!


