Këto ditë morëm vesh pse BDI është në panik dhe me sjellje paranojake dëshiron të shkaktojë desbatilizim.
BDI ka marrë tatëpjetën dhe po qëndron në këmbë të qelqta. Ata destabilizimin po tentojnë ta përdorin si tymnajë për ta mjegulluar gjendjen brenda partisë së tyre.
Me instalimet e tyre nëpër çdo institucion kjo parti ka pasur një mision: Mbulimin e krimeve dhe përçarjeve të tyre brenda radhëve të saj.
Po si duket gënjeshtrat brenda BDI-së po shpërthejnë si fluska sapuni. S’mund ta mbulosh diellin me shosh andaj ish-zyrtari nga radhët e BDI-së Azem Avdiu shpalosi një të vërtetë të madhe që VLEN e thotë për një kohë të gjatë. BDI ka nevojë për rifreskim të figurave brenda vetes së saj.
Nuk mund për një grusht njerëzish të cilët janë bërë milionerë të vuan i gjithë populli shqiptar dhe fati i popullit të diktohet nga disa persona të korruptuar dhe të zhytur në krim. Nuk mund për Soravinë e Drin Ahmetit të vuan i gjithë populli shqiptarë.
Dhoma 161 u është bërë makth, janë në ethe që sms-të të mos dalin në publik si dëshmi e ofertave të pandershme që kishin për të hyrë në qeveri në vend të VLEN me gjysmën e ministrive, pa kryeparlamentarin dhe me premtim për mbështetje në terren për zgjedhjen e maqedonasve për kryetarë të komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
VLEN mjet funksionimi ka bashkëpunimin dhe mbështetjen, prandaj do t’i luftojë mjetet e mbrapshta që instaloi BDI, kushtëzimin e kërcënimin.
VLEN ka nevojë për opozitë konstruktive!
Data 06.10.2026
Aktuale
- Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
- Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë
- Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë
- Zjarr në rrugët e Prishtinës, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve
- Klodi ishte i ftuar në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit, e për shkak të tij, Elijona nuk shkoi – ja kush e shoqëroi bukuroshin
- Protesta e natës bllokon rrugën nga Qafa drejt Kuvendit
- Ekskluzive për TV Shenja, Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special
- Turqia: Aleanca e Mbrojtjes së Mekës diskutoi mbështetjen për Arabinë Saudite mes zhvillimeve lidhur me Jemenin



