Koalicioni VLEN vazhdon përkushtimin e tij për qytetarët, punëtorët dhe të gjithë kategoritë e qytetarëve për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Për t’i siguruar jetë më të mirë të gjithë qytetarëve, ne kemi filluar me angazhim konkret si në pushtetin ekzekutiv ashtu edhe në pushtetin legjislativ.
Koalicioni VLEN informon qytetarët se gjatë kësaj jave kemi bërë ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune, ku do u mundësojmë personave të zgjedhur ose të emëruar nga organe kompetente të mund të vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre edhe pas përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, por më së shumti deri në 67 vjet.
Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, do krijojmë mundësi për të tejkaluar më shpejtë dhe në kohë tejkalimin e problemeve aty ku është deficit të profesionisteve dhe sidomos në Gjykatë dhe Prokurori. Pra, këto ndryshime ligjore mundësojnë përmirësimin e efikasitetit në procese gjyqësore dhe qytetarët nuk do të bredhin korridoreve të Gjykatave për vite me radhë.
Koalicioni VLEN, përkushtohet me të gjithë forcën politike në përmirësimin e kushteve për profesionistët, por që njëkohësisht lehtëson edhe jetën e të gjithë qytetarëve.
Data 04.07.2026
Aktuale
- Komuna e Çairit reagon ndaj opozitës: Qytetarët meritojnë fakte, jo pretendime të pabazuara
- Alarm në Tetovë, Ndihma e Shpejtë përballet me fluks të madh pacientësh
- Gazetari maqedonas: Kosova po ecë me hapa të mëdha duke tejkaluar Maqedoninë (VIDEO)
- Angellov: Me ribalancin e buxhetit pres që t’i blejmë tre “Air Traktorë” dhe të punësohen dy pilotë të rinj
- Sulm fizik dhe seksual në Gostivar: 60-vjeçarja denoncon në polici një person të njohur
- 16-vjeçari nga Tetova kërcënon prindërit dhe motrën me thikë, arrestohet nga policia
- Një femër në Tetovë ka shantazhuar një 27 vjeçar me fotografi komprometuese, ja detajet
- VMRO-DPMNE: Komisioni Evropian vlerëson progresin e Maqedonisë në reformat


