Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se me sukses kanë përmbyllur procesin e harmonizimit të programeve me VMRO-DPMNE-në dhe se është arritur marrëveshje që kryetar i kuvendit të jetë Afrim Gashi.
Më tej në komunikatë thuhet se grupet e punës do të vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë.
“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 01.08.2026
Aktuale
- Valë e re infektimesh me Covid në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik, autoritetet: Nuk ka arsye për alarm!
- Napoli goditet nga tërmeti, më i forti i 40 viteve të fundit
- Vijon radha kilometrike e mjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri
- FOTOLAJM/ Qytetarët mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
- Richard Grenell, bashkëpunëtori i Trumpit, ishte të mërkurën në Shkup – vetë publikoi një video
- Dimitrieska- Koçoska: Borxhi publik u ul në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të vitit
- Kolonët izraelitë presin tubacionin kryesor të ujit që u shërbente komuniteteve beduine në Kudsin Lindor
- “FRESSH ” kundër Ramës, thërrasin protest kundër propozimit të PS për bashkimin e Rrogozhines me Kavajen



