Në kujtesën e errët të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, 9 dhe 10 maji i vitit 2015 do të mbeten përgjithmonë si ditë zie dhe dhimbjeje. Në lagjen e Trimave të Kumanovës u zhvillua një nga ngjarjet më tragjike dhe më të errëta të pasluftës një operacion i përgjakshëm që mori jetë njerëzish, shkatërroi shtëpi dhe la pas vetes plagë të thella në përjetimet e popullit shqiptar.
Por, as kjo ngjarje e trishtë nuk ishte shkas që BDI të shkëputej nga pushteti. Ata silleshin sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo sjellje jo vetëm që është fyerje ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, por dëshmon qartë për shkëputjen e kësaj klase politike nga realiteti i shqiptarëve të zakonshëm.
Një dekadë nga kjo ngjarje nuk nënkupton demencë te populli shqiptarë, ne, të gjithë, kujtojmë me shumë dëshpërim ato ditë të trishta, braktisjen e shtëpive, trauma të fëmijve, ikje, vaj, vuajtje që nuk pluhuroset dot. Por, sërish eksponentët e partisë që thirreshin si gardianët e popullit shqiptarë, BDI, vazhdonin të kriheshin ata që nuk kishin çfarë, mbjellnin flokët, talleshin në institucione publike, shtirreshin për kapadai teksa populli shqiptarë kishte qindra plagë vuajtje që burim kryesor ishte keqqeverisja e tyre.
Ngjarja e Kumanovës nuk është vetëm një kapitull i hidhur në historinë tonë, por edhe një tregues i qartë i dështimit moral, politik dhe institucional të atyre që për vite me radhë kanë keqpërdorur pushtetin në emër të shqiptarëve.
VLEN shprehë keqardhje të thellë të gjithë të rënëve dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në ato ditë të kobshme.
Njëkohësisht, angazhimi ynë i përhershëm është që e vërteta për 9 dhe 10 majin të mos zbehet kurrë dhe që përgjegjësit për këtë tragjedi të dalin një ditë para drejtësisë.
Shqiptarët meritojnë drejtësi, dinjitet dhe përfaqësim të denjë, kurrsesi harresë dhe tallje.
Data 05.04.2026
Aktuale
- MPB: Janë privuar nga liria katër persona për dhunë në familje
- Aksident i rëndë në aksin Fier–Shegan, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
- Mickoski: Ulet akciza për dizelin dhe benzinat, kjo Qeveri nuk pret që kriza të na shkel po vepron
- I shpallur në kërkim prej më shumë se një viti, arrestohet i riu që qëlloi me armë drejt një 42-vjeçari
- Investigimi i “The Sun”: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe
- Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje
- Qeveria sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohen çmimet e derivateve
- Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Ridvan Lamajn, kush është Adrian Ogiçi, 40-vjeçari i arrestuar në Spanjë


