Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ngjarjes makabre që ndodhi sot në kryeqytet. Ajo ka bërë thirrje urgjente për angazhim për sigurinë e qytetarëve.
Ajo ka thënë se vrasja e dy qytetarëve dhe plagosja e dy të tjerëve në Prishtinë, është një tragjedi e thellë.
Osmani u bëri thirrje organeve të rendit dhe ligjit që rastin ta hetojnë sa më parë.
Derisa familjeve të viktimave, Osmani ju uroi shërim sa më të shpejtë.



