Kultivuesit e duhanit kanë nisur vjeljen e duhanit. Këtë vit me blerësit është rënë dakord për një prodhim prej rreth 26.400 tonësh, që është më shumë se vitin e kaluar dhe pritet sërish një vit i mbarë.
Vitin e kaluar sipërfaqet me duhan të mbjellë janë shtuar për 1453 hektarë, ndërsa numri i kontratave të reja me fermerët e duhanit është rritur për 1800 kontrata.
Në vitin 2022 për herë të parë nuk ka pasur protesta dhe revolta te këta fermerë sepse është arritur çmimi rekord i blerjes prej 290 denarë për kilogram duhan dhe rreth 80 për qind e duhanit të dorëzuar është vlerësuar si i klasit të parë./Lajmi i plotë.