Vjedhjet e shpeshtuara kanë vënë në rrezikik sigurinë dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor.
Nga ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura Shkup, informuan se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor.
“Kështu duke filluar prej datës 12.04.201, NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vend kalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov- Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Hekurudhave të Maqedonisë.
NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit me automjetet e tyre në këto vend kalime rrugore.

