Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare në lahjen Veri të Shkupit.
Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë, me ndihmën e eksplozivit kanë shpërthyer bankomatet në këtë qendër tregtare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë dhe e vënë eksplozivin të bankomatet. Pas disa sekondave ndjehet shpërthimi i madh, ndërsa më pas, hajnat i mbledhin paratë nga bankomatet , ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.
E gjithë vjedhja ndodhë para syve të personave përgjegjës për sigurimin e qendrës tregtare, megjithëse njërin prej tyre e kapin personat e armatosur dhe nën kërcënimin e armës e largojnë nga bankomatet.
Në vendngjarje policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë po kryejnë hetime.