Sonte në pikën shitëse të Neptunit tek Parku i Qytetit në Shkup është kryer vjedhje si në filma.
Sipas informacioneve nga terreni dy persona të maskuar, me armë janë kanë hyrë në vendin e shitjes dhe u janë drejtuar shitësve dhe kanë kërkuar qarkullimin ditor.
Në të njëjtën kohë blerësve të rastit u kanë kërkuar që mos të lëvizin dhe mos ta thërrasin policinë, pasi në të kundërtën “do t’i vrasin”.
Ndërkaq nga SPB Shkup kanë bërë të ditur se dy personat e maskuar janë arrestuar pasi e kanë kryer vjedhjen. Ende nuk dihet nesër ka persona të lënduar ose dëme materiale.