Alsat 2019-09-03T11:33:31+02:00
Sektori për Punë të Brendshme-Manastir njofton se është kryer një vjedhje e rëndë në një Kishë në fshatin Serpci i Poshtëm të Manastirit.
Sipas informatave paraprake nga Kisha janë marra të holla dhe gjësende tjera me vlerë. Vjedhja ka ndodhur natën mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit.
“Pas denoncimit të rastit në SPB-Manastir, ekipet tona kanë dalë në vendngjarje, kanë kryer hetim dhe kanë konstatuar se janë vjedhur të holla dhe disa gjësende të tjera me vlerë. Po ndërmerren të gjitha masat për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit”, deklaroi Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB-Manastir.
Loading…



