6 Tetor 2018 / 15:59
Policia ndaloi 13 persona të dyshuar për kontrabandë të artefakteve historike. Hetimi ka zgjatur një vit dhe dje janë kryer bastisje në 16 vende. U gjetën monedha, gurë të çmuar, skulptura, stoli të vjetra, armë dhe sende të tjera me vlerë. U gjetën harta të vendeve arkeologjike në vend, në të cilat të dyshuarit i gjetën objektet, dhe pastaj i kanë shitur jashtë vendit. U ngritën akuza penale kundër 14 personave të përfshirë në “bashkim kriminal” dhe disa vepra kriminale të tjera që lidhen me kontrabandimin e artefakteve. Ndër të arrestuarit janë edhe babai 74-vjeçar i Jani Bojaxhi- regjisori i filmit “Tallje me Krishtin”. Nga Ministria e Brendshme hodhën poshtë çdo lidhje midis kapjes së babait të regjisorit të filmit dhe përmbajtjes së filmit./AlsatM
Objektet arkeologjike të gërmuara me vlera të çmueshme në disa zona arkeologjike në të gjithë vendin ua kanë shitur njerëzve të interesuar nga jashtë, nga Shqipëria, Turqia dhe Greqia, dhe shitja ishte bërë përveç në territorin e Republikës së Maqedonisë edhe në Republikën e Greqisë” – deklaroi Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Alsat-M


