Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për një rast të vjedhjes, për të cilin ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale T.T. nga Kumanova.
Kumanovari vjedhjen e ka kryer gjatë periudhës 12/13.04.2022 në Sopishte të Shkupit.
“T.T. gjatë periudhës prej 12/13.04.2022, nga një banor 33-vjeçar i Sopishtës ka marrë mjete dhe materiali dhe i ka ngarkuar në veturën e tij me targa të Kumanovës. Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë kanë kryer bastisje te T.T. në Kumanovë, ku janë gjeutr dhe marrë mjetet nga vepra penale, të cilat janë marrë dhe kthyer te pronari”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
Pas zbardhjes së rastit, kundër T.T. do të shqiptohet dënim përkatës.