Auto Parts Ekso 2023, panairi ndërkombëtar për pjesët e automjeteve, i përmbushi pritshmëritë. I organizuarnë mënyrë të shkëlqyeshëm, me ekspozues cilësorë këtë të shtunë të gjithë ata që kanë të bëjnë me industrinë e pjesëve të automjeteve mundën të merrnin informacione shtesë dhe të krijonin marrëdhënie të dobishme biznesi.
Marriott-Shkupi i ka bashkuar në një vend prodhuesit dhe distributorët e pjesëve të këmbimit, dyqanet e automobilave, qendrat diagnostikuese, dyqanet e autopjesëve nga qytete të ndryshme të vendit, riparuesit e automjeteve dhe të gjithë ata kompani dhe individë që zotërojnë një flotë dhe kanë nevojë për ofertë cilësore të pjesë auto.
Organizatori dhe nikoqiri i eventit, kompania e njohur Mega Auto Parts, e cila këtë vit feston 25 vjetorin e saj, mblodhi së bashku prodhuesit më të mirë evropianë dhe botërorë me ekspertë vendas.
Të pranishmit në panair patën mundësinë të njihen me risitë dhe tendencat më të fundit ndërkombëtare në industrinë e pjesëve të automjeteve, të takohen dhe shkëmbejnë përvoja me ekspertë të lartë, të krijojnë marrëdhënie të reja biznesi dhe të vijnë me ide të reja për zgjerimin e njohurive të tyre dhe të biznesit.
U ekspozuan zgjidhje të avancuara në lidhje me pjesët e këmbimit, lubrifikantët, bateritë, diagnostikimin e automjeteve, pajisjet e punishtes etj.
Në një deklaratë për mediat z. Agim Gorçaj, pronar i Mega Auto Parts, theksoi se “Siguria dhe besueshmëria në komunikacion është diçka që nuk duhet cenuar. Prandaj, kur blejmë auto pjesë, ato duhet të jenë të cilësisë së mirë dhe nga një prodhues i verifikuar dhe me reputacion. Kur blihen nga një shpërndarës i autorizuar, ato janë më të besueshme dhe shpesh më të lira, por sigurisht që e kryejnë funksionin e tyre për një periudhë më të gjatë kohore. Blerja e pjesëve të prodhimit me origjinë të dyshimtë dhe nga tregtarë të paautorizuar nuk duhet të konsiderohet në asnjë rast si kursim, sepse gjithmonë është treguar se në planin afatgjatë jemi të dëmtuar prej saj. Makinat prishen më shpejt dhe më shpesh, dhe siguria dhe jeta e pasagjerëve është në pikëpyetje”, tha Gorçaj.
Mega Auto Parts merret ekskluzivisht me importin dhe shpërndarjen e pjesëve rezervë origjinale për automjete. Prodhuesit e këtyre pjesëve janë gjithashtu furnizues të prodhuesve të mëdhenj të makinave dhe pjesët e tyre përdoren për instalimin fillestar në automjete. Kjo do të thotë se pjesët janë të cilësisë së lartë, tashmë të provuara në automjete dhe të garantuara nga prodhuesit kryesorë të automjeteve. Mega Auto Parts importon pjesë nga markat që janë prodhues të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë shmanget origjina e dyshimtë e produkteve të kompanive që ripaketojnë pjesë të disa prodhuesve dhe i shesin me emrin e tyre. Bashkëpunon me më shumë se me 500 shitore, servise dhe distributore të autorizuar të veturave në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe me këtë përfaqëson një nga kompanitë më të mëdha në biznesin AFTERMARKET me auto pjesë.