Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.
Mbi autorin
Milan Kundera (1929, Çekosllovaki) është shkrimtar me origjinë çeke, mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Lehtësia e papërballueshme e qenies etj
Detaje të librit
Titulli: Ngadalësia
Gjinia: Roman
Autori: Milan Kundera
Shqipëroi: Mirela Kumbaro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2020
Fq. 144