Kuadri i Alternativa-s, Visara Riza, e cila aktualisht është drejtore e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore “Malmed”, dje ka qenë pjesëmarrëse e seminarit e seminarit njëditor me temë:” Vaksinat – Sfidat dhe Zgjidhjet”, organizuar nga Fakulteti i Farmacisë – Qendra e Edukimit të Vazhdueshëm.
Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i njohurive shkencore në lidhje me prodhimin, cilësinë dhe përbërjen e vaksinave, regjistrimin dhe futjen në treg të këtyre barnave, mekanizmin e tyre specifik dhe mënyrën e veprimit, përvojat që kanë pediatërit në këtë fushë, si dhe mënyrat për të monitoruar dhe raportuar efektet anësore të mundshme dhe të pritura të aplikimit të tyre.
Ligjëratat u mbajtën nga profesorë nga Fakulteti i Farmacisë dhe Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve. Drejtori i Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore, Mr. Pharm Visara Riza, në seminar mbajti një ligjëratë me temë “Sigurimi i cilësisë dhe sigurisë së vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.