Terapia që duhet, apo që mund ta përdorin personat që kanë simptomat e koronavirusit, detyrimisht duhet të jetë e përshkruar nga mjeku, vlerëson farmacistja Visara Riza. Ajo në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA tha se qytetarët në asnjë mënyrë të mos marrin ilaçe kokë më vete.
“Terapia duhet të jetë e përshkruar nga mjekët. Kisha dashur t’ia përcjell opinionit që vet të mos marrin medikamente, të mos vetëtrajtohen, dhe trajtimi i pacientëve do të jetë i varur nga simptomat të cilët i tregojnë. Donë të thotë, a janë simptome më të lehta apo më serioze”, deklaroi Riza.