Opinionisti Visar Ademi, sonte në emisionin “200” në Alsat-M, tha se pala maqedonase vendos në pikëpyetje ekzistimin e Maqedonise me sjelljen së fundmi rreth mos arritjes së një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.
“Situata ka ardhur deri aty sa ekzistimi i shtetit vendoset në pikëpyetje. Nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, kjo pasi pala maqedonase nuk arrinë në dakordësim, do të ndahen orientimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pala e dytë do të bëjë aleanca me Kinën, Rusinë e Turqinë, kurse pala shqiptare që dëshiron dhe ka dëshmuar anelanca me perendimin, do të azhdojë këtë rrugë, dhe kjo do të sjellin ndasi ndëretnike. Nëse jo menjëherë, por fëmijët tanë do të thonë me siguri se rrugët tona këtu ndahen dhe kjo do të sjellë në pikëpyetje eksiztimin e shtetit”, tha Ademi.
I pyetur se a ka gjasa të gjindet zgjidhje në kuvend për të pasurë shumicë prej dy të tretave të votave për ndryshimet kushtetuese, tha se dëshiron të jetë optimist se do të arrihet kompromis.

