Disa media dhe gazetarë maqedonas kanë filluar të kritikojnë punën e Ambasadorit Shqiptar në Shkup, Denion Meidani – madje duke shkuar aq larg saqë kërkojnë dëbimin e tij nga shteti.
“Ambasadori Mejdani vazhdimisht mban takime me aktorët politikë në vend, ekonomik dhe kulturor. Duket se po bëhet agjent i bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Ballkan! Me veprimet dhe deklaratat e tij, Mejdani shtrohet një pyetje serioze, së cilës duhet t’i japë një përgjigje adekuate: cili është qëllimi i veprimtarisë së tij ambasadore në Republikën e Maqedonisë? A po i kalon edhe një herë ambasadori shqiptar në RMV kufizimet në aktivitetet dhe deklaratat e tij diplomatike, të cilat i parashikojnë konventat ndërkombëtare? Kjo dilemë është edhe më e theksuar, duke pasur parasysh se më 10 tetor 2024, Denion Mejdani tashmë ka tentuar t’i japë Republikës së Maqedonisë “leksione kushtetuese-juridike” për përfaqësim të drejtë, kur i ka “kujtuar” Kuvendit se cilat ligje duhet të miratojë” – shkruajnë mes tjerash disa media maqedonase.
Për këto pohime ka reaguar ashpër analisti i mirënjohur shqiptar, Visar Ademi, i cili thotë se ata që kanë qëndrime të këtilla ndaj Ambasadorit Meidani janë “budallenj“.
“Sa me vjen për të qeshur me këto budallenjtë që e duan këtë. Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së kanë qindra herë më tepër takime, a nuk kanë as parti as qytetar të vetë (Amerikan dhe Europian) në vend. Le t’i debojnë ata nga vendi po u’a mbajti!” – shkruan Visar Ademi.