Protesta e opozitës është përshkallëzuar më tej pasi nuk kanë munguar përplasjet me efektivët e policisë.
Protestuesit të cilët kanë bllokuar të gjitha akset kryesore, kanë djegur disa goma veturash dhe koshat e mbeturinave, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar flakët.
Ndërkohë deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po lejohen të protestojnë dhe se po provokohen. Demokratët Asllan Dogjani dhe Flamur Noka kanë bërë të ditur se në orën 20:00 do të largohen vetë dhe do të lejojnë edhe qarkullimin e automjeteve.
Gjithashtu deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se nëse vazhdojnë me provokime, qytetarët do ti drejtohen Surrelit.