Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup – 258, Kavadar – 51, Prilep – 41, Kumanovë – 25, Negotinë – 22, Ohër – 18, Tetovë – 16, Strugë – 13, Gjevgjeli – 12, Manastir – 11, Veles, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 10, Shtip – 8, Kërçovë -7, Gostivari dhe Vallandovë nga 6, Krushev dhe Bogdanci nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 4, Koçan – 3, Dellçev nga 2, Sveti Nikollë, Dibër, Berovë, Vinicë, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçev nga 1
Janë regjistruar tetë viktima. Dy pacientë nga Shkupi (77, 70) dhe nga një pacientë në Prilep (72), Kavadar (73), Ohër (71), Resnjë (68), Vallandov (66) dhe Dojran (64).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona.



