Pas ngjarjeve të fundit në skenën politike, dalja e ASH-së nga Qeveria dhe emërimi i ministrave të rinj nga kryeministri Zaev, ka reaguar Vigjilent Leka, bashkëpunëtor i dikurshëm i Selës në koalicionin Aleanca për Shqiptarët.
Ja reagimi i plotë nga profili i tij në facebook: U fut në Qeveri me LSDM’në dhe BDI’në deri në zgjedhjet lokale. Në zgjedhje bëri koalicion me Besën si front opozitar, duke qenë pjesë e Qeverisë. U largua nga Qeveria për t’iu bashkangjitur opozitës, dhe votoi buxhetin në Komunën e Tetovës që udhëhiqet nga BDI. I njejti buxhet pritet të votohet edhe nga BDI në Komunën e Gostivarit që udhëhiqet nga partia e Selës. S’ka parime, ka pazare! /Express/