Një person ka raportuar në Polici se nga lokali i tij i argjendarisë është vjedhur një sasi ari.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:55 dhe u iniciua si “Vjedhje e rëndë”.
“Prishtinë 21.07.2025 – 08:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se nga lokali i tij i argjendarisë i janë vjedhur një sasi ari.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.