Analisti dhe profesori universitar, Jeton Shasivari në Click PLus në televizionin 21 theksoi se partia LDSM në zgjedhjet nuk ka ofruar asnjë ofertë konkrete, as me plan e as me përmbatje, dhe as me plan me afatazim.
“LSDM-ja nuk ka pasur ofertë konkrete, me përmbatje konkrete, me një plan me afatizim nuk kemi parë nga ky subkjet. Nxorri deputet shqiptar, mori voti shqiptare”, theksoi Shasivari.
Njëkohësisht, ne, nuk i kemi parë nënshkrimet e liderëve të “Platformës së përbashkët”.
Në fund, un pres që mandati i Nikolla Gruevskit në përbërjen e re qeveritare të përjetojë një fiasko”, theksoi Shasivari.
Ndërkohë, analisti Blerim Hyseni tha se LSDM hesht se disa ditë për platformën shqiptare.
“Pse nuk thotë se jam i gatshëm të pranojë atë platformë. Ata 2 deputetë shqiptar nuk përfaqësojnë interesin shqiptar. Vota që kanë marrë nuk dinë a do mbajnë përgjegjësi apo jo, për plotësimin e kërkesave shqiptare.
Platforma është alfa dhe omega në formimin e shumicës qeveritare”, ka thënë Hyseni në emisionin Click plus në TV21.

