Për reformat flitet, por të njejtat nuk mund të realizohen pa ndihmë financiare. Kjo u theksua nga zv/kryemnistri për Çështje Evropiane Bujar Osmani para takimit me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimorë në kuadër të Drejtorisë për Zgjërim dhe Fqinjësi të mirë, Xhenoveva Ruiz Kalavera.
Ky takim vjen në vazhdimësi të dinamikës së Qeverisë për zbatimin e reformave të shumëta në vend, shkruan Almakos.
Sipas Osmanit, në këtë takim planifikohej të bisedohet edhe per fondet e Bashkimit Europian, të cilat veçanërisht tani kanë shumë rëndësi.
Deklaratë- Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane
Ndërsa entuziazëm për bashkëpunimin me qeverinë e Maqedonisë në realizimin e reformave shprehu edhe drejtoresha Xhenoveva Ruiz Kalavera.
Deklaratë -Xhenoveva Ruiz Kalavera Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimorë në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.
“ Jam shumë e lumtur që ndodhem në Shkup. Kjo është një javë me shumë vizita të një niveli të lartë nga Komisioni dhe unë jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Veçanërisht jam e lumtur që takohem me zv/kryeministri e angazhuar për Çështjet Evropiane. Kemi kënaqësinë që të diskutojmë sëbashku Planin Aksionar të qeverisë për zbatimin e të cilit do të punojmë të gjithë “– tha ndër të tjerat Xhenoveva Ruiz Kalavera.
Ndeërsa në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të bëhet me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, dhe a është pjesë e reformave urgjente, Osmani tha se ky ligj është pjesë e reformave urgjente në përiudhen 3,6,9, mujore.
Më herët gjatë ditës së sotme zv/kryeministri Osmani u takua edhe me ekspertin gjerman Rajnhard Pribe.
Evi Shkopi
Almakos.com