
Deputeti i Aleancës për shqiptarët, njëherësh kryetar i LR PDSH-së, Ziadin Sela, tha se BE është e interesuar që sa më parë të formohet Qeveria e re, dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.
“Bashkimi Evropian është shumë i interesuar për stabilitetin dhe paqen në Maqedoni, Bashkimi Evropian është i interesuar për t’u formuar Qeveria sa më shpejtë në mënyrë që të nisim dhe të vazhdojmë rrugën e reformave të cilat janë nisur më herët dhe natyrisht që e biseduam bashkërisht që zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe nuk duhet assesi të ndodhin”, tha Sela.