Menjëherë pas nisjes së daljes së rezultateve të para të zgjedhje të mbrëmshme, rrugët e Shkupit janë mbushur me simpatizanë të opozitës shqiptare, kryesisht të Lëvizjes Besa. Dhjetëra mbështetës së saj vërshuan rrugët e Çairit, të ngazëllyer nga fakti se për herë të parë ishte mundur BDI-ja në këtë komunë.
“Boll ishin 15 vite, tash e shohin se kush është BESA”, tha njëri nga simpatizantët.
Qytetarët kanë deklaruar se me votimet e djeshme ka dalë në shesh mbështetja e madhe për Lëvizjen Besa në Komunën e Çairit.
“Jemi shumë të kënaqur se sonte festohet fitore e Lëvizjes BESA. Urojmë Zeqirija Ibrahimin, Afrim Gashin, Rexhep Memetin, Bilall Kasamin”, tha një simpatizant tjetër.
Simpatizantët kanë deklaruar se ky mobilizim i opozitës së drejtuar nga Besa është shenjë e mirë edhe për proceset e ardhshme zgjedhore.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/