Koalicioni qeverisës i përbër nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetorë të këtij viti. Kështu njoftoi Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili poashtu kërkon mbështetje mbarëshoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë pres mbështetje shoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar, në të cilën gjendet VMRO-DPMNE, koalicioni Maqedonia e jotja, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM, pasi që jam i bindur se politikat që i udhëheqë ky koalicion janë me të vërtetë politika në interes të qytetarëve”.
Ndërkaq, zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të BDI-së Bujar Osmani, i cili para disa ditëve tha se në rast se preket gjuha shqipe nga Gjykata Kushtetuese, BDI do ti bojtojë zgjedhjet lokale. Izet Mexhiti nga VLEN tha se BDI nëse nuk refermohet, nuk ka se pse të garojë në zgjedhje, ndërsa shtoi se me këtë BDI do t’i bënte dëm vetës.
IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINISTËR
“Jo, edhe nëse bojkotojnë, vetëm vetes së tyre i bëjnë dëm. Nuk munden asgjë tjetër. Së pari, bojkoti do të thotë në Bashkimin Evropian, edhe te partnerët tanë strategjik, nuk do ta përshëndesin këtë. E dyta, nuk ka asnjë arsye, pse të bojkotojnë? Nëse ata tërë kohën kërkojnë legjitimitet, pikërisht janë zgjedhjet ku duhet të matemi, deri sa afrohen zgjedhjet, gjithë kohës kërkonin zgjedhje të parakohshme, tani kur afrohen zgjedhjet, ngadalë bëjnë thirrje për bojkot”.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti, ku pritet të jetë një garë tejet e nxehtë, pasi tani më vetëm se kanë filluar të përmendën edhe emra konkretë se kush ku do të garojë.
Samir Mustafa /SHENJA/