Zgjidhja e problemit të deponive në rajonin perëndimor nuk është në planprogramin qevritar, pasi komunat rurale nuk kanë aplikuar që të shfrytëzojnë resurset e fondeve IPA. Kështu mendon kyetari i lëvizjes qytetare Eko Guerila Arianit Xhaferi, pasi një ditë më parë qeveria përmes fondeve IPA 2 vendosi që të formoj qendrën për menaxhim me mbeturina në Sveti Nikollë, duke zgjdhur kështu problemin me mbeturinat për rajonin lindor dhe verilindor të Maqedonisë. Xhaferi thotë se ata nga takimet dhe bisedat e vazhdueshme me përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë ka rezultuar që komuna e Tetovës, është ajo që nuk ka aplikuar për t’i shfrytëzuar fondet IPA dhe për të zgidhur njëher e pergjithmon problemin me deponinë në qytetin e Tetovës.
Arianit Xhaferi, ‘Eko Guerlia’
“Ministria e Mjedisit ka pasur një fond të disponueshëm për menaxhimin e mbeturinave komunale, por që komunat është dashur që të aplikojnë për t’i marrë ato fonde dhe nga takimet tona që kemi pasur me disa nga ish ministrat e mjedisit, ata kanë thënë se komuna e Tetovës, komuna e Gostivarit në bashkëpunim me komunat rurale, asnjëherë nuk kanë aplikuar për ato fonde. D.t.th kjo është tragjikja se nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët komunat të cilat sipas strategjisë nacionane do duhej të ndërtonin një deponi të përbashkët rajonale”.
Edhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor e pohojnë të njejtën gjë, se komunat e rajoneve lindore dhe verilindore ishin të vetmet që kanë treguar interes për të shfrytëzuar fondet IPA.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
“Në vitin 2009 kur Ministria e Mjedisit Jetësor, e prezantoi programin IPA para të gjithë tetë kryetarëve të komunave, si mundësi për finansim, fatkeqësisht vetëm kryetarët e rajonit lindor dhe verilindor u pajtuan që të marrin pjesë, derisa të tjerët rajone vendosën që të shkojnë me shpalljen e thirrjes publike për koncension që menaxhon me deponitë komunale”.
Dje qeveria përmes fondeve IPA ndau rreth 1 milion euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit për menaxhim me mbturina në rajonin lindor dhe verilindor. Poashu pas tre vitesh kanë nëplanprogram të ndërtojnë qendra të këtilla edhe në 4 lokacione të tjera, por as këtu nuk është i përfshirë rajoni perendimor.
Emine Ismaili /SHENJA/

