Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, kërkon që presidenti Ivanov t’i ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Ai këtë e ka bërë përmes letrës që ja ka nisur sot në të cilën e njofton Ivanovin për krijimin e shumicës së re parlamentare dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot me një letër e ka njoftuar presidentin e shtetit, z.Gjorgji Ivanov se është formuar shumica e re parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit, z.Talat Xhaferi, pre që kryetari i shteti, Gjorgji Ivanov të veprojë sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Xhaferit.
Ndërkohë nga Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë kanë njoftuar se kanë pranuar kërkesa për publikimin e vendimit për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit dhe se e njëjta do të pulikohet në fillim të javës së ardhshme në numrin e parë të gazetës
“Në përputhje me ligjet positive lidhur me kërkesën e dorëzuar, vendimi për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të publikohet në numrin e parë të ardhëshëm të Gazetës zyrtare të RM në fillim të javës së ardhëshme”, thuhet në njoftim.
Pasi vendimi të shpallet në gazetën zyrtare, atëherë Talat Xhaferi pritet që të deponojë nënshkrimin e tij në Rregjistrin qendror si dhe të marrë vulat e kryetarit të Kuvendit.
Xhaferi i kërkon Ivanovit të ndajë mandatin by tvshenjaofficial

