Në seancën e sotme për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliut dëshmuan edhe dy ekspertëtjerë nga Klinikia Universitare e Neuropsikiatrisë, të cilat dukeshin të koordinuara në atë që e thonin, në favor të të akuzuarit Boban Iliq. Psikiatrja Zoja Babinkostova që e kishte bërë ekspertizën shtesë, për shkak të ekspertizës jo të plotë të kolegut të saj Branisllav Stefanovski, i cili ishte në gjykatë në seancën paraprake, e mbronte të njëjtën tezë, se vrasja ka ndodhur pa qëllim dhe nën afekt të frikës.
“Ndodhia nuk ka qenë e planifikuar dhe me vetëdije. I akuzuari ka vozitur shpejtë pasi është munduar që t’i ikë konfliktit dhe në afekt të frikës nga njerëzit që po e sulmonin përreth ka ardhur deri tek ajo ndodhi. Por, një gjë duhet të potencohet që vetëdija nuk i ka humbur në asnjë moment”, tha psikiatrja Zoja Babinkostova.
Edhe psikologia Makta Manuellovska nga e njëjta klinikë, po ashtu potencoi se ndodhia është shkaktuar nga afekti i frikës dhe se këtë e kanë vërtetuar nga analizat e eksploarimit të gjendjes psikologjike të të akuzurit.
“Sipas analizave kemi vërejtur se personi në fjalë Boban Iliq ka zhvillim normal intelektual për të bërë disa dallime, njëjtë edhe për këtë rast. Ai ka qenë në afekt të frikës së brendshme, por gjithsesi vrasja nuk ka ndodhur me paramendim”, tha psikologja Makta Manuellovska.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha që në mënyrë të drejtpërdrejtë personat që sot u paraqitën në gjykatë po mundohen që t’i dalin në ndihmë të akuzuarit Boban Iliq, gjë që shtoi ai nuk është punë e mjekëve që të shfajësojnë pafajësinë e Iliq.
“Parashtrohet pyetja, në interes të kujt është që t’i ndihmohet këtij përbindëshi, që e ka bërë në atë mënyrë veprën për të cilën gjithë opinioni i Maqedonisë është dëshmitar. E shtypi fëmijën 4 vjeçar, pa asnjë faj dhe i njëjti e humbi jetën në atë mënyrë monstruoze…Edhe njëherë do të apeloja dhe potencoja, profesionistët të cilët punojnë në këtë eskpertizë, që është urdhri i prokurorisë dhe gjykatës që të mos ndërhyjnë pa nevojë, që në mënyrë selektive dhe tendencioze që t’i ndihmohet të akuzuarit”, tha avokati Asmir Alispahiq.
Alispahiq kërkoi nga gjykatësja që në seancën e ardhshme që është caktuar për më 25 maj psikiatri Branisllav Stefanovski të paraqitet përsëri në gjykatë dhe të sqaroj edhe njëherë ekspertizën të cilën herën e kaluar kur e paraqiti në gjykatë nuk ishte e plotë.
Përndryshe, më 1 korrik të vitit 2016 ndërroi jetë në spital 4 vjeçari Almir Aliu, pasi u shtyp para pak ditëve me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke me të atin e Almirit.
Vrasja e Almirit, psikiatrët justifikojnë Boban… by tvshenjaofficial

