Ani pse janë në pyetje më shumë se 7 muaj deri në kohën kur priten të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe lokal, gati çdo ditë përurojnë çerdhe, rrugë e projekte lokale. I tillë ishte edhe aktiviteti i sotëm në Tetovë, ku u bë hapja e çerdhes “Rilindja”, në të cilën morë pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.
I pyetur se a do të kandidoj Limani për Kërçovën, ai nuk dha asnjë përgjigje konkrete.
Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografis dhe Rinis
“VLEN-i do të ketë kandidat të tij për komunën e Kërçovës dhe për këtë do të vendos në radhë të parë kryesia e Lëvizjes Besa, mandej këtë propozim që do ta sjellë kryesia e Lëvizjes Besa do të duhet të aprovohet edhe nga të gjithë kryetarët që përbëjnë VLEN-in, pastaj do të shohim se shumë e rëndësishme është të kemi kandidat të llojit si z.Bilall Kasami edhe pastaj të tjerat vijnë”.
As në pyetjen nëse është i gatshëm ta lërë postin e ministrit, nuk u përgjigj direkt.
Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografis dhe Rinis
“Ministrinë do ta lejë atëherë kur të vlerësoj kryesia e Lëvizjes Besa dhe ajo që përbën VLEN-in, atëherë kur të thonë ato. Pavarsisht asaj a do të jem kandidat ose jo”.
Ndërkohë një përgjigje e dha duke ndërhyrë edhe kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetari i partis së Limanit, Bilall Kasami.
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa
“Dëshirat e Vitit të Ri”
Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski më herët ka deklaruar se emrat e kandidatëve për kryetarë komunash do t’i publikoj në gjysmën e dytë të muajit maj. Ndërsa për momentin tha se janë në fazën e diskutimeve brenda partiake.
Këtë vit përfundon mandati katër vjeçar i kryetarëve të komunave dhe në gjysmën e dytë të vitit pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/