Edhe sot koalicioni shqiptar që është pjesë e Qeverisë ka vazhduar me akuza ndaj ish pushtetarëve për fshirjen e mërgatës dhe shkurtimin e numrit të këshilltarëve në 14 komuna. VLEN thotë se ky problem nuk ka rënë nga qielli por atë e krijoi Bashkimi Demokratik për Integrim. Koalicioni VLEN e ka cilësuar BDI-në si vula e turpit kombëtar.
VLEN
“BDI është vula e turpit kombëtar. Ishte BDI ajo që shkroi, propozoi dhe votoi modelin dhe metodologjinë e regjistrimit që zhvlerësoi numrat, përjashtoi diasporën dhe shkeli përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve. Problemi nuk ra nga qielli, BDI e ndërtoi atë. Ata u bënë milionerë dhe shqiptarët u fshinë nga regjistrimi i popullsisë. Ne tashmë kemi nisur përgjegjësinë për të gjithë ata që janë përgjegjës Mesazhi për BDI është i qartë: Nuk mund të pretendosh se mund ta zgjidhësh një problem që ke krijuar vetë”.
Ndërsa VLEN vazhdon të merret me ish pushtetarët, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se koalicioni shqiptarëmbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve shqiptar.
Integristët shtojnë se gjithnjë e më i qartë është fatkti për opinionin publik se VLEN luan rolin e preferuar të kryeministrit dhe qeverisë.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Nuk janë të rralla rastet kur vendime shumë të dëmshme paraqiten nga krerët e VLEN si arritje të mëdha. Kjo qeveri uli numrin e këshilltarëve në shtator të vitit 2024, derisa përfaqësuesit e VLEN-it në atë seancë fare nuk kanë kundërshtuar. Sot, po kjo qeveri po insiston në këtë vendim antikushtetues. Me vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve, komunat shqiptare dëmtohen drejtpërdrejt”. BDI e refuzon kategorikisht këtë politikë të rrezikshme të minimizimit dhe manipulimit.
Porosi në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit pas uljes së numrit të këshilltarëve ka dërguar edhe Skender Rexhepi – Zejdi, deputet dhe kandidat i opozitës për Qytetin e Shkupit. Zejdi ka potencuar se vendimi i KSZH-së, shkel të drejtën kushtetuese të mërgatës shqiptare,
Kritika në adresë të VLEN kanë arritur edhe nga ish bashkëpartneri i tyre, Arben Taravari. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se VLEN është në shërbim të Qeverisë më antishqiptare. Nga ASH-ja shtojnë se falë politikave të VLEN-it, komunat shqiptare u gjymtuan. Përndryshe, numri i këshilltarëve në 14 komuna do të reduktohet pas zgjedhjeve të 19 tetorit. Në mesin e 14 komunave që do t’u ulet numri i këshilltarëve janë komuna e Gostivarit, Strugës, Zhelinës, Tearcës, Kërçovës dhe Vrapçishtit.
Mevludin Imeri /SHENJA/