Banorëve të lagjes së Vizbegut duket se më në fund do t’u ndërtohet rruga, për të cilën ata kanë ngritur zërin dhe kanë shprehur revoltën e tyre parreshtur. Rruga e cila deri më tani, jo vetëm që nuk ishte e asfaltuar, por kishte edhe gropa dhe e njëjta vështirësonte lëvizjen e këmbësorëve dhe veturave, ishte shndërruar në një ankth për ata. Gjatë periudhës së dimrit rruga ishte e mbuluar nga puset dhe balta që shkaktoheshin nga të reshurat e shiut dhe dëborës, ndërsa gjatë verës ajo mbulohej nga pluhuri.
Këto vështirësi i konfirmojnë edhe njëherë banorët, të cilët edhe pse i vlerësojnë pozitivisht fillimet e punimet, sërish nuk kanë kursyer pesimizmin e tyre që ajo do të ndërtohet së shpejti.
“Më herët ka qenë katastrof. Fëmijët nuk mundeshin të shkojunë në shkollë, mund të kalonin vetëm me veturë apo me ndonjë automjet tjetër. Dhashtë Zoti ta rregullojnë, por nuk besoj se do ta rregullojnë, sepse gjashtë vite e premtojnë këtë gjë”, ka deklaruar në banor.
Ndërkohë, banorët që jetojë në këtë rrugë përballën me këtë problematikë për disa vite me rradhë. Ata kanë alarmuar dhe janë ankuar vazhdimisht por më herët autoritetet kompetente nuk kishin ndërmarrë masa për të gjetur një zgjidhje.
Teuta Buçi /SHENJA/
Vizbeg, më në fund pritet të rregullohet rruga by tvshenjaofficial

