Ndryshe nga zhurmat, përplasjeve dhe tensionet politike, para fushata për zgjedhjet lokale në Gositivar, pritet të fillojë me nga një kafe mes kandidatëve, pasi kandidati i pavaur për kryetar komune të Gsotivar, Visar Ademi, ka vendosur të ndryshojë ritmin dhe t’i ftojë rivalët e tij në një takim miqësor.
Në letrën e hapur drejtuar atyre, Ademi uron suksese për kandidaturat dhe theksonë rëndësinë e një fushate që nuk përçan, por bashkon.
VISAR ADEMI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
“Përpara se të shkojmë drejt një debati publik, dëshiroj t’ju ftoj të dyve në një kafe të përbashkët të dielën, në orën 10:00, në kafe ‘Minjon’ skaj lumit. Kjo do të ishte një mundësi e mirë që të ulemi në një atmosferë miqësore, të shkëmbejmë mendime dhe të japim një shembull qytetarie përpara se gara të hyjë në fazat e saj më energjike”.
Sa i përket kandidaturave në komunën e Gostivarit, tani më dihet gjithçka. Përveq Ademit, kandidatë nga Aleanca Kombëtare për Integrim, do të jetë kryetari aktual, Valbon Limani, ndërsa nga koalicioni VLEN , të premtën vendosen që kandidati i tyre të jet Sebaedin Dauti.
VLEN
“Liderët bashkërisht me funksionarë të tjerë të VLEN në takimin e mbajtur në zemër të Gostivarit, morën vendimin që duan qytetarët, që Sebaedin Dauti të jetë kandidati ynë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit”.
Ndryshe, zyrtarizimi i kandidatëve për komuna nga partitë politike është pothuajse drejt finalizimit, me disa përjashtime të vogla. Përveq kandidatëve, partitë tani më kanë filluar t’i shpallin edhe bartësit e listave për këshilltarë.
Samir Mustafa /SHENJA/