Me datë 17 dhjetor 2016, Universiteti i Tetovës feston 22 vjetorin e themelimit. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994, si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
“Ëndrra e kamotshme e popullit tonë, e veteranëve tanë të arsimit, për të pasur edhe ne një universitet në gjuhën shqipe, po realizohet. Universiteti i Tetovës, u bë realitet sot!”, tha Fadil Sulejmani, themeluesi dhe rektori i parë i UT-së.
Ky institucion arsimor ka kaluar dy periudha të rëndësishme:
-Periudha: 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.
Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e UT-së. Së këndejmi UT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër publike në gjuhën shqipe në Maqedoni për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. UT-ja është anëtar i Konferencës së Universiteteve evropiane. Sot, ajo është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore.
Abdulla Berisha /SHENJA/
(VIDEO) Universiteti i Tetovës shënon 22… by tvshenjaofficial