Janë publikuar pamjet e momentit të mbërritjes së Kreut të Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili mbeti i plagosur me tre plumba pistolete mesditën e sotme në Kallmet të Lezhës.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, Simoni shihet i fashuar dhe me maskë oksigjeni në gojë, në momentin që zbritet nga auto-ambulanca dhe futet me shpejtësi në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si pasojë e plagëve me armë zjarri.



