Për zgjedhje u dakorduan, e tani i vjen radha koalicioneve. Alternativa kërkon ndryshimin…
“Për shqiptarët një ndryshim, mendoj që do të vijë dita gjithsesi” – theksoi Afrim Gashi.
Ndryshim premton edhe Aleanca për Shqiptarët, zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti tha: “Shqiptarët kërkojnë ndryshimin, ata meritojnë një përfaqësim dinjitoz dhe është momenti që kjo të ndodhë”, raporton Klan Tv.
Se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë më afër koalicionit se partitë tjera, flet edhe detaji që vjen nga takimi i liderëve, Gashi dhe Sela ishin ulur përballë Ahmetit, Thaçit dhe Zaevit, e këtë bindje e forcon edhe deklarata e kreut të Alternativës, Afrim Gashit.
Gazetari: Z. Gashi, disa herë e përmendet ndryshimin tek shqiptarët… A po paralajmëroni koalicion me opozitën?
Gashi: Pse jo… Të gjitha opsionet janë të hapura. Ne jemi të gatshëm si parti që të bëjmë çmos si parti që të bëhet ndryshimi.
E përgjegjësinë për bashkimin e votës opozitare tek kampi politik shqiptar e ndjenë edhe Aleanca për Shqiptarët.
“Aleanca për Shqiptarët mban mbi supet e saja gjithë shpresën e shqiptarëve për sjelljen e ndryshimit dhe sjellja jonë politike kundrejt ofertave të tilla do të jetë kundrejt këtij qëllimi”. – tha Bexheti
Nevoja e bashkimit u pa më shumë se kurrë mbrëmë në takimin e liderëve, ku prezent ishin dy lider politik maqedonas, dhe 5 shqiptarë. E fajin për këtë gjendje kreu i Aleancës e kërkon thotë se duhet ta kërkojmë tek liderët që i kanë privatizuar partitë.
“Faji dhe pyetjen për ndarje në gjithë këto parti politike tek subjekteve politike shqiptare duhet t’ia parashtroni atyre liderëve politik që kanë privatizuar partitë”. – theksoi Sela
Në zgjedhjet e fundit lokale, lufta ishte mes pushtetit dhe opozitës. Në njërën anë ishin LSDM dhe BDI, kurse në anën tjetër Aleanca dhe Lëvizja Besa. Pas përçarjes në Lëvizjen Besa, Sela i ka mbajtur kontaktet edhe me Kasami edhe me Gashin, por marrëdhëniet mes Kasamit dhe Selës në bazë të deklaratave publike, si duket janë ftohur./ klan macedonia