Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka dorëzuar sot në Kuvend Propozim – ligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me të cilin propozohet që vendi të jetë një njësi zgjedhore. Siç kanë sqaruar nga partia, ndryshimet e këtilla do të nënkuptojnë një shtysë të fortë për demokratizimin e procesit zgjedhor dhe të shtetit në tërësi, si dhe çmontimin e “sistemit njëpartiak” të qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies së degëve ekzekutive dhe legjislative.
Lidhja Demokratike
“Me ndryshimet, pas çdo deputeti do të qëndrojë numër i njëjtë i votuesve dhe jo sikur deri më tani që në njësinë zgjedhore gjashtë një deputet të zgjidhje me 6,300 vota, ndërsa në njësinë zgjedhore tre, me 10 mijë vota. Propozojmë që të mbetet modeli i Dontit, pa pragë zgjedhor, ndërsa deputetët të llogariten sipas modelit të Dontit. Me propozimin mundësohet edhe pjesëmarrje e pavarur e partive nga komunitetet më të vogla etnike dhe garantohen vend në Kuvend nëse kanë mbështetjen e nevojshme të votuesve për deputet”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot rreth këtij propozim ligji tha se ende nuk e ka parë, por përsëritu qëndrimin e tij se, VMRO – DPMNE në parmin mbështet modelin me një njësi zgjedhore.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Unë dhashë propozim që të kemi një njësi zgjedhore me mundësi që të votojë edhe diaspora aty ku ligjet dhe kushtetuta e shteteve e lejojnë që ajo të jetë edhe jashtë përfaqësive konsullore diplomatike. Aty ku nuk lejon, të bëhen në kuadër të përfaqësive konsullore diplomatike. Kjo ishte temë e dialogut partiak edhe para disa viteve por, fatkeqësisht nuk u arrit atëherë, nuk ishim të gatshëm. Tani deri në zgjedhjet e ardhshme, ndoshta zgjedhjet liokale jo, por deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kemi disa vite dhe nëse nisim punën me kohë mund t’i përgatisim edhe përfaqësitë konsullore diplomatike. Kështu që, nuk shoh arsye që të mos ndodhë kjo”.
Mbështetje për modelin me një njësi zgjedhore kanë shprehur edhe partia opozitare LSDM. Ndërkaq partitë shqiptare ende nuk janë prononcuar rreth këtij debati.
Teuta Buçi /SHENJA/