Transparency International Maqedoni, e cila bënë monitorimin e shpenzimeve të partive politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, nxori raportin e dytë të saj, nga e cila vërehet se partitë politike kanë kanë harxhuar para dy herë më shumë se sa që kanë të ardhura. Kryetarja e Transparency Maqedonia, Sllagjana Taseva tha se kjo është konkluduar pas dorëzimit të raportit që e kanë bërë partitë dhe nga grumbullimi i të dhënave që ato i kanë marrë nga tereni.
“Ata kanë harxhuar dy herë më shumë se sa të ardhurat, pra ata të gjitha kanë paraqitur 88 milionë 314.902 denarë. Kjo është shuma e përgjithshme sa ata i kanë paraqitur, për të marrë shpenzime, pra ata kanë harxhuar dy herë më shumë nga sa kanë fituar donacione. Kemi edhe situata të ndryshme interesante, Koalicioni VMRO-DPMNE ka paraqitur më shumë shpenzime se ka shpenzuar edhe atë një shumë prej 99.081.027 denarësh. Besa gjithashtu ka paraqitur më shumë se sa ka shpenzuar, 2 milion 648.598 denarë”, tha Sllagjana Taseva nga kryetarja e International.
Transparency International, bëri të ditur se shumica e pjesës së shpenzimeve të partive politike i kanë pasur për reklamat e fushatës televizive, mitingje, takime me qytetarët dhe për shtypjen e materialeve propaganduese. Megjithatë, nuk dihet shuma e shpenzuar për reklamat online.
Sllagjana Taseva tha që BDI ka shpenzuar një shumë më të madhe nga ajo që e ka paraqitur në raport.
“BDI ka paraqitur 12 milionë, ndërsa ka shpenzuar 22 milionë 684 denarë pra, pra 10 milionë më tepër, ata gjithashtu kanë harxhuar më shumë për fushata reklamuese në TV dhe materialeve propaganduese”, theksoi Taseva.
Taseva tha më tutje që LSDM ka harxhuar më shumë për TV reklama dhe materiale tjera propaganduese prej 25 milion 705 denarësh . Ndërsa shpenzimete tyre zyrtare të paraqitura janë 33 milion, pra vërehet një dallim diku 50 milion nga ajo që i kanë paraqitur.
International ka bërë monitorimin edhe të45 fushatave online, përmes internetit. Përmes saj kanë vërjetur se pjesëtar të partive vetë kanë sponsorizuar fushatat, por për këtë deri tani asnjë parti nuk ka treguar. Ndërsa në mediat e shypura, nuk është vërejtur për fushata promovuese të asnjë partie politike shqiptare.
Emine Haxhiu /SHENJA/