Muaji korrik ka sjellë me vete edhe temperatura të larta që për disa ditë do të shkojnë deri në 40 Gradë Celsius. Javën e dytë të korrikut pritet ta kaploj vala e të nxehtit, ndërsa në vendet malore sipas Institutit për Punë Hidrometeorologjike mund të ketë reshje shiu.
Instituti për Punë Hidrometeorologjike
“Vijon mot shumë i nxehtë me temperature ditore e cila gjithëandej do të jetë mbi 30 Gradë Celsius, në disa vende do të arrij deri në 40°C. Orët e pasdites posaçërisht në vendet malore do të ketë paraqitje të motit jostabil me reshje shiu, sidomos nesër dhe të mërkurën kur do të ketë përkeqësim afatshkurt të motit”.
Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë apel për kujdes pasi thonë se vala e të nxehtit që pritet të dominojë ditëve në vijim mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme. “Periudhat e zgjatura me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, shtojnë nga Instituti.
Emine Ismaili /SHENJA/