Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari iu bëri thirje qytetarëve që t’i raportojnë rastet kur iu kërkohet mito nga personeli mjekësor. Ai tha se qytetarët këto raste mund t’i raportojnë në ministrinë e Shëndetësisë, në polici apo edhe tek vetë drejtorët e klinikave, pas çka siç theksoi ai do të verifikohet se çfarë në të vërtet ka ndodhur. Taravari duke komentuar rastin e kirurgut nga Manastiri të cilit iu privua liria pasi kishte kërkuar mito nga pacientët tha se aksione të tilla hetuese do të ketë edhe në vazhdimësi.
ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Ne marim informacione në Ministrinë e Shëndetësisë, i kemi informuar drejtorët dhe tashmë ka një aksion, ka pasur edhe përpjeke për të ndjekur se a trajtohen pacientët në mënyrë të rregullt, ne e japim maksimumin tonë, punësime, marrëveshje kolektive, rritje të pagave dhe kërkojmë nga personeli mjekësor që të jenë korrekt dhe ta kryejnë obligiminm e tyre ashtu siç duhet. Por aksione të tilla të tjera do të vazhdojnë edhe më tutje”.
I pyetur lidhur me terapinë biologjike për pacientët në Klinikën e Onkologjisë Taravari tha se pjesa e dërmuese e ilaçeve ka arritur gjatë ditës së sotme dhe disa të tjera do të arrijnë të premten dhe ditën e hënë.
ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Unë thash se pjesa dërmuese e terapisë do të arrin këtë javë, sot ka arritur një pjesë e terapisë edhe nesër do të arrijë, dmth kjo është këtë javë e ejte dhe e premte, javën tjetër të hënën duhet të arrijnë edhe 3 ilaqe, un mendoj se nuk është vonesë 2 ditë edhe pse mbi gjysma e ilaçeve kanë arritur sot edhe nesër do të arrijnë edhe disa ilaçe edhe të hënën. Ne I kemi kryer të gjitha procedurat ato që e bëjnë furnizimin mund të ndodh që 2 ditë të vonohen”.
Sa i përket pritjeve të gjata të paceintëve nëpër klinika Taravari tha se kanë dyfyshuar terminet për pacientët dhe theksoi se vazhdimisht iu bëhet presion mjekëve që të japin numër më të madh të termineve për pacientët.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/